Ekonomi, Kryesore

Një tjetër linjë low-cost nga Rinasi: Fluturoni drejt Londrës

Aeroportit të Rinasit, i cili ka çmimet më të larta për udhëtimet në Europë, shumë shpejt do t’i shtohet një linjë low-cost, raporton Klan Plus.

Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar se do të zgjerojë operacionet me bazë në aeroportin Luton në Londër.



Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, deri në qershor 2018 flotës së tyre do t’i shtohen edhe 4 avionë të rinj Airbus 320.

Me zgjerimin e flotës së kësaj linje, që operon kryesisht në Europën Lindore do të nisin edhe  destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet aktuale të kompanisë, si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air dhe do të kenë një frekuencë prej 3 fluturimesh në javë.

Ato do të nisin nga data 31 maj 2018.

Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 27 GPB vetëm vajtje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas