Kryesore

Një tjetër kosovar vritet në Siri




               Publikuar në : 16:49 - 29/11/14 |
mapo.al

xhihadistet e isisNjë tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë këto ditë në Siri. Burim Demolli nga fshati i Kolovicës i Prishtinës, mësohet se ka vdekur gjatë luftimeve atje, pasi kishte shkuar për xhihad.


Demolli mësohet se, me vete në Siri kishte marrë edhe bashkëshorten së bashku me 4 fëmijët, të cilët pas humbjes së jetës nga kryefamiljari kanë mbetur atje.

“Në Siri është vrarë. Ne e kemi hapur dyert e mortit”, ka thënë një i afërm i Demollit.

Sipas të dhënave të organizatave të ndryshme në Siri dhe Irak janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar në luftë.

Numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën deri më tani mendohet të jetë mbi 20.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas