KMR

Një studim ka pyetur burrat në të gjithë botën mbi format perfekte të femrave, ajo që zbuluan është dëshpëruese…

Një studim mbi preferencat e formave trupore të femrave ka zbuluar se burrat preferojnë forma trupore që sugjerojnë rininë. Burra nga 10 shtete të ndryshëm janë pyetur të rendisin një sërë formash trupore nga më shumë te më pak tërheqëset.

Më popullorja mes pjesëmarrëseve ishte forma trupore e femrës me një indeks të masës trupore 19. Kjo është në kufi të të qenit nënpeshë. Një lidhje mes BMI (Indeksit të masës trupore ) së lartë dhe perceptimit si më pak tërheqëse ishte i dukshëm gjithashtu. Profesor John Speakman, i cili ka udhëhequr studimin ka shpjeguar: Fitness-i në termat evolucionare përmbledh dy gjëra: mbijetesë dhe aftësi për riprodhim.



Ajo që donim të investigonim ishte ideja se kur shohim dikë dhe mendojmë se janë fizikisht tërheqës, po e bëjmë këtë vlerësim bazuar në një kuptim evolucionar të potencialit për mbijetesë dhe aftësi ridhpridhuese në të ardhmen? Një nga autorët e studimit, Dr. Lobke Vaanholt, gjithashtu ka komentuar: “Megjithëse pjesa më e madhe e njerëzve nuk do të habiteshin se dobësia ekstreme është perceptuar si tipi më tërheqës i trupit, duke qenë se sundon aq fort në media, kulturë dhe modë, përparimi i rëndësishëm është se tani kemi një kuptim evolucionar se përse është ky rasti.

Ekipi studiues besonte se preferencat për një Indeks të ulët të masës trupore ndodh për shkak se sugjeron gra të moshës 17-20 vjeç. Studimi është botuar në PeerJ në vitin 2015.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas