Bota, Kryesore

Një spirale vdekjesh paralajmëron luftën e tretë të ‘opiodëve’

Para dy shekujsh, Perëndimi i imponoi Kinës tregtinë e lirë të opiumit. Sipas historianëve, varësia ndaj drogës goditi më shumë se 40 milionë kinezë, duke dobësuar ekonominë e vendit. Disa shkojnë më tej kur thonë se kjo ishte goditja fatale për Kinën

Kohërat ndryshojnë dhe tashmë është Amerika që akuzon Kinën se po nxit krizën e drogës në vend.



Në një mesazh, presidenti amerikan Donald Trump tha se fentanili, një drogë e fuqishme që ka përmbytur Amerikën, po vjen nga Kina.

“Duhet ta ndalim këtë helm që po vret fëmijët dhe po shkatërron vendin tonë,” tha Trump.

Kina reagoi e indinjuar duke thënë se nuk ka prova për këtë akuzë.

Por gjatë një takimi të kabinetit, Trump është shprehur se drogat që po vijnë nga Kina dhe Meksika janë “thuajse një formë lufte”.

Por përse flet kështu presidenti amerikan? Kjo pasi një nga sfidat e tij më të mëdha ngelet lufta ndaj drogës.

72 mijë persona kanë humbur jetën në vitin 2017 në SHBA nga mbidoza e drogës- një rekord i trishtë.

Kurrë më parë nuk ka pasur një të dhënë të tillë.

Në vitin 1995, kur ishte edhe kulmi i vdekjeve nga virusi HIV, 35 mijë njerëz humbën jetën në SHBA.

Në vitin 1972, kur ishte rekordi i aksidenteve rrugore, në SHBA vdiqën 55 mijë persona.

Cilat janë arsyet e kësaj situate?

Sipas NYTimes, drogërat po bëhen më të forta dhe në këtë mënyrë më vdekjeprurëse.

E dyta, gjithmonë e më shumë njerëz po konsumojnë opiodë- ilaçe kundër dhimbjeve. Shkaqet e krizës së opiodëve duhet të kërkohen vite më parë. Në fund të viteve ’90, kompanitë farmaceutike i siguronin pacientët se opiodët nuk krijojnë varësi. Për këtë arsye, mjekët lëshonin gjithmonë e më shumë receta. Por e kundërta u provua e vërtetë. Një opiod shumë i përhapur është fentanili, rreth 50 herë më i fortë se heroina.

Por ndërsa që të gjeje ilaçin u bë e vështirë, pacientët nisnin të kërkonin heroinë të lirë.

Ekspertët thonë se do duhen dekada përpara se SHBA të vendosë nën kontroll situatën me drogën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas