Ekonomi

Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullit ka emigruar






               Publikuar në : 09:05 - 25/07/18 |
mapo.al

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar publikuan dje një studim mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve, nga ku rezultoi se afro 40 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit.


Kështu, Shqipëria renditet midis vendeve europiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë. Ata janë kryesisht emigrantë pune, studentë, azil-kërkues e refugjatë, si dhe minorenë të pashoqëruar. Vendet me më shumë emigrantë shqiptarë janë Italia me 450 mijë dhe Greqia me 430 mijë vetë deri në 2017. “Në 2010 afro 50 për qind e fuqisë punëtore ishte vendosur në Greqi dhe Itali. Ndërsa 5-6 vitet e fundit ka ndodhur një riorientim i emigrantëve drejt vendeve europiane si Gjermania dhe Franca” – thotë Albert Rakipi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Gjermania është aktualisht vendi më tërheqës për emigrantët shqiptarë: nga 10 mijë në 2013, numri i shqiptarëve që shkuan ilegalisht në Gjermani ishte 8 herë më I lartë në 2015, ndërsa në 2016 ishte 5 herë më i lartë se sa në 2014. Shumica e tyre kërkojnë azil dhe nuk regjistrohen si refugjatë. Në 2017 18 mijë shqiptarë qëndruan ligjërisht në Gjermani. “Qeveria federale po e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptarët në krijimin e kushteve më të mira të qëndrojnë e të punojnë këtu në Shqipëri. Ne po sigurojmë shkollime dhe trajnime, për punëtorët e rinj të përshtaten me tregun e punës dhe po mbështesim bizneset e reja, që të mos emigrojnë dhe përherë e më shumë të kthehen në atdhe” – tha Katia Resken nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Pas Gjermanisë, në 2017 Franca u bë shteti i dytë, ku udhëtuan më shumë shqiptarë. Aktualisht afro gjysma e rinisë shqiptare shprehet se është gati të largohet nga vendi sapo t’i jepet mundësia.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas