Arkiva 2

Një show apo një takim historik? Kritikat për takimin Rama-Thaçi

 A ishte një takim historik takimi i dy kryeministrave, Edi Rama dhe Hashim Thaçi në Prizren, ku kanë nënshkruar të shtunën qeverite thaci-ramaDeklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe kanë themeluar një Fond të përbashkët për Luginën e Preshevës – me një shumë simbolike prej 100.000 eurosh? Dy protagonistët e cilësuan kështu, por shumë politikanë të tjerë në trevat shqiptare si dhe organizata shqiptaro-amerikane “Vatra” kanë kritika në drejtim të dy kryeministrave. Kritikët e kanë cilësuar një shfaqje mediatike në shërbim të Ramës e Thaçit se sa një takim në shërbim të historisë së shqiptarëve.

I pari që ka kritikuar takimin e përbashkët të qeverive shqiptare në Prizren, ishte kryetari i partisë opozitare të shqiptarëve të Maqedonisë, PDSH-së, Mehduh Thaçi, i cili këtë takim e ka quajtur marketing politik. Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministrat Rama dhe Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë.



Ndërkaq, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha kjo mbledhje ka qenë modeste në përmbajtje dhe se është mbajtur në një përvjetor të keq, pikërisht në ditën e instalimit të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

“Takim për tu përshëndetur! Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të rama thaci prizrenShqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Evropës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe ëdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë. Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar. Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës, shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptareve në tërë historinë e tyre”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë ndërkohë se Presheva ka nevojë për mbështetje politike më shumë se sa humanitare.  “Më shumë se ndihmë financiare, shqiptarët në Preshevë, Medevegjë e Bujanoc kanë nevojë për ndihmë politike të dy qeverive, këmbëngulje për të drejtat e tyre, veprim të përbashkët kundër diskriminimit të shqiptarëve edhe në Maqedoni edhe në Mal të zi edhe në Çamëri. Andaj, nuk është problem shuma prej 100,000 eurove, por mungesa e ëfarëdo reagimi politik të përbashkët shqiptar për diskriminim e përditshëm”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Kritika vijnë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoqata “Vatra” ka reaguar lidhur me shumën që kanë ndarë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës. Kjo shoqatë e ka cilësuar si lëmoshë shumën prej 100 mijë eurosh. “Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë Shqiptare, që më shumë i ngjanë një lëmoshe se sa një fondi zhvillimor”, thuhet në reagimin e Vatrës.

“Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graëanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€”, thuhet më tej në reagimin e Vatrës. Shoqata “Vatra” ndjen indinjatë të thellë me shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore , ndërsa pyet dy kryeministrat e dy shteteve amë: “ëfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara?”.

Por ka pasur nga ata eksponentë që kanë rezervuar fjalë të mira për këtë takim dhe një ndër ta ka qenë aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Në një intervistë për “Epokën e re”, Demaçi këtë mbledhje ndërqeveritare e ka vlerësuar si hap të forcimit të dy shteteve dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Vlerësime ka dhënë dhe BDI-ja, partia shqiptare në pushtet në Maqedoni. Shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka uruar që sa më shpejt të realizohen të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin hapësirës shqiptare.

PasPara

3 komente

  1. 5 ZONJA, TE GJITHA TE QEVERISE SE SHQIPERISE, ASNJE ZONJE NE QEVERINE E KOSOVES. TE PAKTEN NGA FOTOJA, SEPSE NUK E DI NESE AKTUALISHT QEVERIA E KOSOVES KA NE PERBERJEN E SAJ NDONJE MINISTRE. A NUK E MERITONIN KETO ZONJA TE ISHIN NE RESHTIN E PARE? ME KEQARDHJE VEREJ SE NE FOTOGRAFI 2 APO 3 PREJ TYRE NUK PO DUKEN QARTE SE I MBULOJNE BURRAT… SA KEQ!

  2. Po takim i mire ne Kryeqytetin e ardheshem mbar Shqiptar eshte dasht te jen edhe disa personalitete nga rajone te ndryshme mbar shqiptare si dhe te partive te ndryshme pasi eshte mbarkombtar por mbetet qe ne te ardhmen te punohet ma shume,dhe andrra per bashkim te behet realitet dhe Prizreni te jete Kryeqytet i Shqiptaris URIME URIME.

  3. Ishte një shetitje mediatike. Aty nuk ishte shqiptaria. Titulli më i mirë do ishte: Korbat ulen në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas