Aktualitet, Kryesore

Një profil i Bashkim Shehut, djalit të ish-kryeministrit komunist në Shqipëri

Për Bashkim Shehun Spanja dhe gjuha spanjolle janë mikëpritëset e tij si qytetar dhe si shkrimtar. Në Spanjë gjeti azil politik në vitin 1997 dhe aty veprat e tij letrare përkthehen e botohen periodikisht. Maria Rothes Gonzales e krijon kështu këtë profil me rastin e një bisede të përbashkët që Shehu dhe Gonzales patën në panarin e pranverës në Tiranë.

 “Unë e kam njohur Bashkim Shehun në vitet ‘80 kur punoja në Radio Tirana, por personalisht do të takoheshim kur u transferua në Spanjë ku ai kërkoi azil politik. Gjëja e parë që kam përkthyer prej tij është një letër e shkruar në burg dhe e botuar në gazetën Zëri i Rinisë. Nuk do të lexoja dhe nuk do të përktheja më nga Bashkimi deri në vitin 2000 kur ai boton romanin “Rrethi”.”



Deri në këtë vit proza letrare po edhe ajo eseistike e biografike përkthehehin nga shoku i jetës së Marias, Ramon Sançes Lizarralde i cili ka sjellë në gjuhën spanjolle përrallat dhe legjendat e moçme shqiptare, Kutelin, Kadarenë e Kongolin e deri tek më të rinjtë si Ervin Hatibi.

 “Unë kam jetuar në Shqipëri në vitet e fundit të Enver Hoxhës, që ishin vitet më të vështira të komunizmit. Erdha me një pasaportë false për të jetuar në të vetmin vend socialist në botë siç thuhej atëherë, për t’iu shmangur një diktature tjetër, që ishte ajo e Frankos në spanjë. Vetëm kur mësova shqipen njoha dhe kuptova realitetin. Sepse për mua Shqipëria duke ardhur nga Spanja, nuk më dukej një vend kushedi sesa larg, me zakonet dhe e saj, njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre. Kemi shumë ngjashmëri mes nesh. Edhe kontroli shtretëror ishte shumë i ngjashëm me kontrollin e regjimit frankist në Spanjë.”

Por Shqipëria nuk është ajo që gjen në botën që kanë krijuar autorët shqiptarë, Kongoli realist, Kadare alegorik dhe aq më pak në faqet e letërsisë së Bashkim Shehut, ku historia trajtohet si një enigmë e ankthshme, ashtu si tek “Angelus novelus”, ndoshta romani më i mirë I autorit I pëkthyer spanjisht nga María Roces González.

 “Bashkim shehu është një shkrimtar shumë i mirë. Sidomos “Angelus Novus”, nga të fundit që kam përkthyer, flet me shumë detaje për Burgun e Burrelit dhe duke qenë se nuk kisha shumë informacion, më është dashur të bëj një punë të madhe për kërkimin e gjithë materialeve plotësuese. Kjo më ka marrë edhe më shumë kohë sesa vetë përkthimi i romanit… 

Bashkimi është njohës shumë i mirë i gjuhës spanjolle. Kur unë përkthej dhe e ndjej veten tërësish përgjegjëse, sepse janë totalisht versionet e mia ato që sjell në gjuhën spanjolle, ia dërgoj atij t’i kontrollojë. Por dua të them se puna nuk është aspak e lehtë. Tek romani “Fjalor udhëzues për hapjen e dosjeve” Bashkimi përdor fjali të nënrenditura që janë fragmente të tëra. Edhe në spanjisht e kemi këtë lloj strukture fjalie, por që është e vështirë për ta përshtatur. Pra është punë e madhe, sepse mundohem të përkthej jo vetëm atë që ai thotë, po edhe mënyrën se si e thotë.”

Maria e ka fjalën për veprën e vlerësuar me Çmimin kombëtar të letërsisë për vitin 2015, vit që shënoi një tejtër sukses për sepse romani “Loja, shembja e qiellit” u vlerësua me Çmimin Ballkanika, i përkthyer së fundi në gjuhën frënge.

 “Janë të shumënashme referencat në veprën letrare të Bashkimit, si efekti i pasqyrës, referencat e Borhesit, botët paralele. Puna ime konsiston në gjetjen e këtyre referencave. Për shembull në rastin e “Angelus Novelus më është dashur të lexoj filozofin Valter benjamin. Kështu që unë nuk është se përkthej gjuhën shqipe, se gjuha aty është, por duhet ta vendosë atë në një kohë letrare të duhur, prandaj duhet të punoj përtej lëndës letrare…” 

Përtej miqësisë shumëvjeçare, Maria vlerëson qëndrimin qytetar që Bashkim Shehu ka mbajtur ndaj kryeministrit më jetëgjatë të diktaturës, Mehmet Shehu.

“E vlerësoj jo vetëm si shok po edhe si qytetar, për qëndrimin e tij që ka mbajtur ndaj figurës publike të të atit. Nga tjetër ai ka bërë një punë shumë të mirë me muzeun e përgjimeve dhe me angazhimin që ka treguar me shkrimet e tij botuar në shtypin spanjoll. Ai është një njeri i lirë.” Ora News

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas