KMR, Kryesore

Një perlë e natyrës që ‘fshihet’ në malin mes Dibrës dhe Matit

Nga Ilir Vata

Liqenet e Kacnisë  ndodhen në majë të një kreshte, ngjeshur në rrafshnaltën e malit Balgjajt që gjysmën e ka në territorin e Dibrës dhe shpatin perëndimor në Mat. Një destinacion i pa shfrytëzuar turistik, pak i njohur por që është pikasur nga turist të huaj dhe ka ngjallur mjaftë kureshtje nga turitë vendas.



Kacnia është një zonë  e përfshirë në trevën e Katër Grykëve që i përket pjesës lindorë të krahinës. Ngjitet në një rrugë mes grykash me një pasuri të rrallë natyrore.

Bimësia e dendur nga shkurret, lisi, ahu dhe pisha janë manteli që i vishet malit dhe në majë, oaze  liqenesh që pasqyrojnë malin të kthyer përmbys si një tablo sureale. Ky është i vetmi itinerar që të mundëson peizazhin e mrekullueshëm malore jo vetëm të 7 -te liqeneve te Lures, Kacnisë por edhe të Balgjait.

Liqenet e Kacnisë, ndodhen në shpatin lindor të malit të Balgjajt ose njohur si mali i Allamanit që kufizohet me Matin, në jugperëndim të fshatit Kacni, prej nga kanë marrë emrin, të rrethit të Dibrës, në lartësinë mbi 1700 m.

Janë të vendosura në disa cirqe të mëdhenj komplekse akullnajore. Përbëjnë liqene akullnajore. Janë të gjatë mesatarisht 50-100 m dhe të gjerë 20-35 m.

Sipërfaqja e tyre veçmas arrin në disa ha. Kanë thellësi mbi 5 – 6 m. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpine.

Pyjet e halorëve përreth e zbukurojnë jashtëzakonisht peizazhin natyror përreth tyre. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Vizitohen duke ndjekur intinerarin; Bulqizë-Peshkopi– Maqellarë – Kacni – liqenet.

Liqeni jep mundësi të jashtëzakonshme për mbajtjen e garave sportive në ujërat e qeta. Interesim të madh paraqet shfrytëzimi i plazheve gjatë periudhës së verës nga ana e banorëve dhe e mysafirëve.

Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit. Ruga e Arbrit do ta sjellë këtë oaz  natyrorë fshehur mes malesh me afër kureshtarëve, turistëve vendas dhe të huaj dike e bërë atë një destinacion unik për turizëm.

Jo vetëm Lura ka të drejtë të krekoset me bukuritë e rralla, por Kacnia mund të dal në pah mahnitën me burinë e liqeneve të saj, edhe vetë liqenet e Lurës. Liqenet e Dibrës kanë joshur turistë prej kohësh, por  të pasionuarit e ngjitjeve malore, të apasionuarit e natyrës bimësisë dhe pasurive të kësaj krahinë./Burimi: ATSH/

FOTO/ Liqenet e Kacnisë, një oaz në malin mes Dibrës e Matit

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas