ShowBiz

Një nuse tradicionale, Elita Rudi tregon pajën e saj

Mund të duket moderne, por Elita Rudi mesa duket do të realizojë një dasmë tradicionale në Prishtinë. Lajmi i dasmë së Elita Rudit me Gjikon prej disa ditësh ka pushtuar mediat dhe moderatorja me postimet e saj e ka konfirmuar këtë gjë. Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator.

Një shtatzëni e mundshme e Elitës, mund t’i ketë përshpejtuar paksa gjërat, por gjithsesi është një arsye e bukur nëse Elita vërtet po pret një fëmijë.



Ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto ku tregon se ka përgatitur pajën, ç’ka ka sjellë edhe shumë komente nga ndjekësit dhe urime të shumta.

Duket si një traditë e shkuar, por në zona të caktuara të vendit zakoni i pajës së një nuseje ruhet ende. Një nga këto nuse që ruan këtë traditë është Elita.

Kur martohet një vajzë merr me vete dhurata, punime dore që i bën vetë, ia bën nëna apo gjyshja.

Gjithashu nusja blen edhe disa gjëra për t’i çuar në shtëpinë e saj të re.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas