KMR, Kryesore

Një nga ishujt më të populluar në botë, por nuk nevojitet polici

Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë.

Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.



Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.

Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.

Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.

Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit, dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.

Ishulli është pothuajse sa dy fusha futbolli, dhe mban rreth 1200 banorë. Megjithatë, Juve Nal, një nga banorët që ka jetuar gjithë jetën aty, thotë që në fakt janë rreth 900 banorë. “Mërzitemi kur mediat thonë gjithnjë që jemi më të mbipopulluar se ç’jemi realisht”, thotë ai, dhe shpjegon që nuk do ta ndërronte jetën në atë ishull me asgjë në botë.

“Këtu nuk ka krime”, thotë ai.  “Nuk kemi polici, nuk kemi pasur ndonjëherë dhe nuk ua kemi nevojën”.

Banorët jetojnë në rreth 115 shtëpi, dhe toka për të ndërtuar të tjera ka mbaruar. Juve Nal pranon që janë të shqetësuar për të ardhmen, pasi ndërtesat nuk mund t’i bëjnë më të larta, dhe zgjerim tjetër nuk kanë. Megjithatë, ai thotë se jeta në ishull është shumë e bukur.

“Ku ka vend tjetër në botë ku nuk nevojitet policia? Unë zgjohem çdo ditë nën tingujt e dallgëve dhe kam pamje nga deti. S’do të doja të jetoja në asnjë vend tjetër”, thotë ai.

Edhe autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, por shqetësimi i tyre vjen nga rritja e nivelit të detit. Por banorët nuk duan t’i dëgjojnë këto shqetësime.

Alehandro Alzate, menaxheri i hotelit Punta Faro në ishullin fqinj thotë se përmbytjet janë shtuar dhe banorët nuk duan të dëgjojnë për problemet që i presin, pasi do t’u duhej të mendonin për t’u shpërngulur, dhe ajo është gjëja e fundit që duan pasi jetë si në Santa Kruz nuk mund të gjejnë në asnjë vend tjetër.

Ishulli kolumbian është sa dy fusha futbolli, dhe aty jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa. Megjithatë, nuk është mbajtur ndonjë census deri më sot.

Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit, dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.

Ishulli u popullua nga peshkatarë që ndalonin aty për të kaluar natën. U bë ishull i preferuar për faktin që nuk kishte mushkonja.

Banorët dikur ushqeheshin shumë me mish breshkash uji, por sot i lënë të lira e konsumojnë peshk.

Juve Nal, lindur e rritur aty, punon si udhërrëfyes. Ai tregon historinë e ishullit dhe pagesa për shërbimin është vetëm 1 dollar.

autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, nga rritja e nivelit të detit e ngrohja globale. Përmbytjet janë shtuar.

Ndërsa banorët vetë janë të shqetësuar për faktin që nuk kanë më vend për të ndërtuar shtëpi.

Rrezikun nga përmbytjet banorët nuk duan ta mendojnë, sepse i bie të shpërngulen, dhe është gjëja e fundit që duan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas