Kryesore

Një lajm i trishtë! Legjenda e kombëtares në luftë për jetën




               Publikuar në : 22:20 - 19/08/18 |
mapo.al
Legjenda e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri raportohet se ndodhet në gjendje rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka dhënë studiuesi Përparim Kabo, i cili i ka bërë apel shtetit për t’ i ardhur në ndihmë ish-mbrojtësit të Tiranës, Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë.


Kabo, ka dhënë lajmin e papritur dhe ka shprehur indinjatën e tij për neglizhimin që shteti po u bën figurave që kanë kontribuar në futbollin shqiptar ndër vite.

“Një lajm i trishtë …i Madhi Fatmir Frashëri në gjendje të rëndë shëndetësore…Me fatalitetin nuk mund te ndeshesh vërtet, por ama çdo sekond i jetes është me vlera…Shtet ku je…”, ka shtuar profesori.

Frashëri ka qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në 12 takime. Pasi u tërhoq nga futbolli në 1972, iu përkushtua rolit të trajneri. Ai drejtoi Tiranën, Dinamon, Besën dhe Naftëtarin. Me dinamovitët fitoi titullin e vetëm si trajner në vitin 1986.

REAGIMI I PLOTË:

Një lajm i trishtë …i Madhi Fatmir Frashëri në gjendje të rëndë shëndetësore…Me fatalitetin nuk mund te ndeshesh vërtet, por ama çdo sekond i jetes është me vlera…Shtet ku je…ministra dhe ju me demek parellinj…Ministria e Shendetësisë…ku është…Federata e Futbollit…Zoti Duka…ku je…iku Dhalesi heshtje dikur  më heret Kodra i Dinamos harresë…Iku Skënder Hyka heshtje…Ali Mema është shumë rëndë…Po pse kjo sjellje…ndaj këtyre shqiptarëve…që kanë nderuar kombin me fanelën KUQ e ZI….Dilni nga cinizmi dhe bëhuni njerez….Mik i shtrenjtë Fatmir Frashëri unë lutem për ty…


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas