Teknologji

Një lajm i keq për të gjithë përdoruesit e smartfonëve, ky shërbim… do të ndalojë së punuari

Aplikacioni më i përdorur nga njerëzit përsa i përket dërgimit të mesazheve nuk do mund të shkarkohet më në disa modele Iphone apo Android.

Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që Whatsapp do të bëjë në versionin e update-it të ri 2.18.90, i cili do heqë suportin për këto telefona.



Problemi qëndron me IOS 7, e cila nuk mund të përputhet më me versionin e fundit të Whatsapp dhe përveç modeleve të vjetra mund të prekë dhe disa lloje të tjerë telefonash më të rinj.

Plani fillimisht ishte që aplikacioni në pronësi të Facebook të mos funksiononte as në IOS 8, por duke parë numrin e përdoruesve të tij, ata vendosën të bëjnë këtë rregullim duke braktisur vetëm 7-ën.

Gjithsesi, njerëzit kanë kohë të bëjnë ndryshimin me telefonat e tyre deri në 1 shkurt sepse ky është afati i fundit kur do lejohet shkarkimi dhe përdorimi i Whatsapp.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas