Kryesore, Sociale

Një lajm i keq për prindërit! Librat e shkollës për fëmijët do të shtrenjtohen. Në shtator çmimet, 2- 35% më të larta

Në Shqipëri duket se asgjë nuk po merr për mirë! Pas pakësimit dhe plakjes së popullsisë, shtrenjtimit çdo ditë të jetesës, mungesës së rendit dhe stabilitetit, tani një pajm i keq vjen për prindërit…

Librat shkollor të fëmijëve këtë vit arsimor do t’u kushtojnë më shtrenjtë. Dhe jo pak por deri në 35% më shumë, se një vit më parë.



“TCH” ka kryer një vezhgim duke iu referuar katalogut të teksteve shkollore të miratuar dhe publikuar nga Ministria e Arsimit për vitin e ri shkollor që nis në shtator dhe çmimeve të disa teksteve të një viti më parë.

Matematika është rreth 19 përqind më shtrenjtë, biologjia 28 përqind me shtrenjtë dhe kulmin e arrin Fizika që kushton 34% më shtrenjtë.

Si referencë morëm libra të fëmijëve tanë, duke qenë se katalogu i një viti më parë të teksteve shkollore nuk mund të aksesohet për momentin.

Kjo është ajo që shkruhet në Portalin shkollor të Ministrisë së Arsimit.

Rritje të çmimeve të librave ka patur nga viti ne vit, por diferenca mes çmimeve të librave vitit shkollor që do të nisë me ato të një nviti më parë quhet pa hezitim një hendek.

Krahasuam çmimin e një libri gjuhe të vitit të shkuar dhe të para 4 vjetëve dhe diferenca ishte rreth 7%.

Ndërsa ritmi me të cilin po ndryshojnë çmimet nga viti në vit i vë familjet në vështirësi, për të mos folur për ata që kanë dy e më shumë fëmijë që duan t’i arsimojnë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas