Kryesore, Rajoni

“Një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e ‘nyjës së Kosovës'”

Ndërsa në Kosovë mbahet seanca e jashtëzakonshme për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministri serb Ivica Daçiç ka dhënë një intervistë për median serbe “Telegraf”, ku ka folur për ndryshimin e kufirit me Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç tha se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.



Sipas tij, parakushti për këtë është se qëndrimet e të dy palëve të afrohen. Ai tha për Telegrafin serb se pozicionet aktuale të të dy palëve janë larg.

Sipas gazetës, duke iu referuar ministrit, kjo mund të quhet “Dayton 2”, një zgjidhje sipas modelit të korrigjimit të kufijve në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të mbahet para majit 2019.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se korrigjimi i kufijve me shqiptarët do të ishte çështja e vetme e kufijve në agjendë në rastin e Dejtonit të ri, raporton TCH.

PasPara

1 koment

  1. Eh Daçiç , ke gjetur mjafte nana te viqave nder politikanet ( me falni mahallaxhinjeve me parti qesharake ) te Kosoves martire . DEJTONI E DYTE SHKO LYPE TE VARRI I shefit tand ( slloba ). SEPSE LUFTEN E HUMBET- Kapitulluat dhe Gjykata nderkombetare e kristalizoi pamvarssin e Kosoves.Je mbrapa 20 vite me mentalitet o ish kolonist serv. Tani kerkon nga populli gjenocidial te behesh viktime, pak si vone apo shumë si vonë.Ivice , shko ban Dejton te dyte per Sanxhakë.Mos shit mjegullë.Kendo najsen per Erdoganin,ma jire ta qet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas