Kultura

Një kompozitore shqiptare hap dyert e Teatrit ku punoi Puccini

Këtë të premte Teatri “San Girolamo” në Lucca të Italisë është bërë shtëpia e notave muzikore të shkruara nga një kompozitore shqiptare. Për herë të parë në teatrin ku ka vënë në skenë opera Puccini, është luajtur mjeshtërisht Opera Melodrama e kompozitores shqiptare Olsa Toqi e cila ka thyer kufijtë duke rrëmbyer me veprën e saj duatrokitjet e publikut Italian. Premiera e mundësuar nga Girolamo D’eraco – drejtor i Cluster, Teatro del Giglio, Unesco Lucca dhe Banca del Monte zgjat 45 minuta dhe flet për historinë invers të Evës dhe Adamit, ku në vend të vishen kur kafshojnë mollën, zhvishen, derisa arrin në skenën finale. Skenat e tjera të cilat janë 5, shtjellojnë gjthashtu idenë e mëkatit dhe kanë subjekt të përbashkët Mollën! Janë histori të marra nga mitologjia greke! Vepra u interpretua nga Elena Romanazzi dhe pianisti Stefano Teani, me regji të Girolamo D’eraco! Toqi është kompozitorja e parë grua që shkon në Euro Song Kontest me kompozimin e “Përrallë” të Eneda Tarifës.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas