KMR, Kryesore

Një fshat aq i pasur, sa i kërkojnë që të mos taksojë banorët…

Një fshati në Francë i është kërkuar që të mos taksojë banorët pasi është shumë i pasur.

Le Perthus është një fshat në kufirin mes Francës dhe Spanjës.  Por për shkak se është në këtë pozicion, përfitimet i ka shumë të mëdha.



Raportohet se fshati fiton më shumë se 1 milionë euro në vit nga parkimet e njerëzve që lënë makinat aty për të kaluar në Spanjë.

Kjo bëhet pasi në Spanjë, çmimet e dyqaneve, sidomos sa u përket pijeve alkoolike dhe duhanit, janë shumë më të ulëta.

Në arkat e vet, fshati ka një tepricë prej mbi 1.4 milionë euro. Shuma është e barabartë me 1500 euro për banor.

Për këtë arsye, autoritetet kanë bërë thirrje që fshati të heqë dorë nga taksat lokale. Vendimi pritet të merret në fund të muajit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas