Kryesore, Rusi 2018, Sport

Një fjalim që do të hyjë në histori, Roho tregon çfarë u tha Mesi

Markus Roho ishte ai që shënoi golin e fitores vendimtare të Argjentinës ndaj Nigerisë në Rusi 2018, duke kaluar më tej përfaqësuesen e tij në raundin tjetër të turneut. Por të gjithë janë të bindur se pa Lionel Mesin, asgjë nuk ishte e mundur, pasi numri 10 mori mbi vete çdo përgjegjësi, edhe atë të trajnerit për të motivuar ekipin.

shte pikërisht “Pleshti” ai që mblodhi shokët në tunelin e dhomave të zhveshjeve para fillimit të pjesës së dytë dhe i motivoi për të dhënë më të mirën dhe për të luftuar për kualifikimin, një betejë për “jetë a vdekje”, siç e zbuloi edhe Markus Roho.



“Ai u tha të gjithëve që ishte për jetë a vdekje, që kishim detyrën të shënonim, të gjuanim sapo të na jepej mundësia. Gjërat mund të shkonin keq. Ne mund të dorëzoheshim por Leo u tregua kokëfortë.

Ai më tha që të dilja para, edhe Masçerano gjithashtu. Ai u tha të gjithëve të sulmonin, pavarësisht asaj që ndodhte. Ai e lexoi lojën dhe rreziqet e saj. Ai është një lider. Është më i miri”, tha Roho pas përfundimit të takimit, duke zbuluar se tashmë roli i Mesit nuk është më vetëm i një futbollisti apo një kapiteni. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas