Sport

Një dokumentar që zbulon sekretet e La Ligës

Kampionati spanjoll i futbollit shihet thuajse çdo sezon si një garë dyshe mes Realit të Madridit dhe Barcelonës për të marrë titullin, por ka shumë më tepër sesa kaq.

Një dokumentar, që do të dalë këtë muaj, tregon se çfarë ndodh në prapaskenën e ekipeve të La Ligës, presionet, shkarkimet dhe kërkesa e rezultateve që ndonjëherë arrijnë në limit.



“6 ëndrrat” quhet prodhimi i “Amazon” dhe është përpjekja e La Ligës spanjolle për të treguar se futbolli iberik është më shumë sesa dy klube. Pamjet e regjistruara në shumë ndeshje nuk fokusohen te futbolli në fushë, por te reagimet e presidentëve, të agjentëve dhe të trajnerëve, në episode që në rrjedhën e sezonit janë vendimtare.

Seria e parë nga 6 të tilla tregon gjithashtu shkarkimin e trajnerit të Sevillas, Eduardo Berizo, që u largua ndërsa merrte trajtimin nga një sëmundje e rëndë. Ai ndoqi ekipin ende pa u shëruar plotësisht, por u shkarkua para Krishtlindjes, vetëm një nga anët e errëta që në La Liga nuk njihet.

Në episodin e parë të dokumentarit, fokusi është gjithashtu te sulmuesi Williams, i pari futbollist me ngjyrë tek Athletic Bilbao, që vuan ende racizmin edhe pse është lindur në qytetin bask.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas