Aktualitet

Një ditë pas rekomandimit, Bushati mëngjes me diplomatët: Puna vijon

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së këtë mëngjes, fill pas raportit të publikuar për Shqipërinë.

Bushati thotë se vendet anëtare njohin arritjet e Shqipërisë dhe e rëndësishme që të vijohet me ritmin e reformave dhe thellimin e tyre.



“Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, sot në MEPJ në një mëngjes pune me Ambasadorët e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, disktuam mbi gjetjet e raportit dhe rrugën e mëtejshme. Vendet anëtare njohin arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave të sundimit të së drejtës, mbi bazën e të cilave Komisioni rekomandoi fillimin e bisedimeve. Është e rëndësishme që të vijojmë me ritmin e reformave dhe thellimin e tyre”, shkruan Bushati.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas