Kryesore, Politika

Një Ditë Falenderimi për ‘tironsit’

basha flamurKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, propozoi një Ditë Falenderimi për tiranasit autoktonë.

Ai i bëri këto komente në 102 vjetorin e ngritjes së flamurit në Tiranë, pikërisht në vendin ku u ngrit një shekull më parë.



“Kam nderin t’ju njoftoj se do i propozoj Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme miratimin e Ditës së Falënderimeve për komunitetin autokton tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdha edhe se vetë Porta e Lartë, jo për nga dimensioni por për nga bujaria dhe fisnikëria që bënë të mundur pritjen dhe kthimin e këtij qyteti në kryeqytet edhe para dizenjimit si të tillë nga Kongresi i Lushnjës, përmes fisnikërisë, dhembshurisë, largpamësisë që treguan tek pritën bashkëatdhetarët e tyre të përndjekur, nga çdo cep, nga të katër anët e vendit nga shovinistët, nga fqinjët me synime grabitqare ndaj trojeve shqiptare.

Po kështu, nismën për krijimin e komisionit për emërtimin e rrugëve të Tiranës, me qëllim që këta patriotë dhe dhjetëra e qindra patriotë të tjerë të Tiranës të kenë vendin, kumtesën, nderimin që meritojnë në rrugët e Tiranës, në sheshet e Tiranës, në jetë të jetëve, në kujtimin tonë dhe brezave që do të vijnë”, deklaroi Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas