Kryesore

Një aferë homoseksuale në krye të shtetit?

Ngjitja e shpejtë e tij drejt pushtetit ka qenë një histori befasuese. Por po kaq interesante është edhe debati i ndezur së fundmi nëse presidenti francez, Emmanuel Macron ka një lidhje sekrete me truprojën e tij, Alexandre Benalla.

Gjatë një takimi krize me deputetët, Macron tha se nuk ka asnjë lidhje seksuale me truprojën e tij, djalin e një emigranti maroken.



“Alexandre Benalla nuk i ka pasur kurrë kodet bërthamore,” tha ai me ironi. “Benalla nuk ka qenë kurrë i dashuri im”.

Por 26-vjeçari është një figurë misterioze, që ka ndezur spekulimet online.

Skandali shpërtheu pas publikimit të një videoje, ku Benalla shihet i veshur si oficer policie (çka nuk është), duke sulmuar një grua e një burrë gjatë protestave të Majit në Paris.

Pavarësisht se u raportua direkt në Presidencë, incidenti u mbajt i fshehur. Videot u zhdukën në rrethana misterioze dhe Benalla vazhdoi të ishte pjesë e rrethit të ngushtë presidencial.

Por kur doli një video e xhiruar me celular, ai u shkarkua nga puna. Kjo solli edhe një rënie të ndjeshme të popullaritetit të presidentit.

Por cila është marrëdhënia e presidentit 40-vjeçar me 26-vjeçarin?

18 muajt e fundit, Benalla është bërë një figurë e rëndësishme e jetës së presidentit të martuar.

Ai është rritur në periferitë e Evreux në Normandi. Kur ishte adoleshent u bë aktivist i Partisë Socialiste dhe mik me drejtorin e sigurisë, Eric Plumer, që e ndihmoi të gjente punë.

Ishte kjo koha kur ai u takua me Macron. Ai punoi për partinë për disa vite, por u shkarkua pasi u arratis pas një aksidenti me makinën e ish-ministrit të Industrisë.

Benalla u kthye në Marok, por sapo miku i vjetër Macron u bë president, ai u rikthye menjëherë.

Dyshja u bë e pandashme. Ata ishin gjithmonë bashkë, edhe gjatë Kupës së Botës kur pranë Macron shihej vetëm ai.

Shkonin për ski, çiklizëm, tenis, gjithmonë bashkë.

Ishin kaq të afërt sa ai kishte një çelës për tek rezidenca private e Macron.

Pas fitores së shefit të tij, i riu mori shumë favore, përfshi një pagë prej 130 mijë eurosh në vit dhe një apartament në një zonë pranë presidentit, aty ku dikur presidenti Miterrand mbante dashnoren me shpenzimet e shtetit.

Po ashtu kishte një makinë me sirena, që e ndihmonte të hapte rrugët kur kishte trafik.

Ai ishte agresiv edhe me gazetarët, sidomos kur bënin pyetje në lidhje me martesën e presidentit Macron me ish-mësuesen e tij, 25 vjet më të madhe.

Marrëdhënia e tyre e pazakontë tërhoqi shumë vëmendje, sidomos pas spekulimeve se presidenti ka pasur një aferë me ish-drejtorin e Radio Francës.

Macron i mohoi zërat për afera, por intervista e tij la pas diçka të dyshimtë.

“Të thuash se është e pamundur që një burrë të jetojë me një grua të madhe në moshë pa qenë homoseksual ose zhigolo, është misogjini. Dhe homofobi”.

“Nëse do isha homoseksual, do e thoja dhe do e jetoja hapur”.

<
>
macron macron1 macron2 macron3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas