Kryesore, Politika

Nisma për dhurimin e gjakut, Meta ka një mesazh falënderimi

Presidenti Ilir Meta prej kohësh i është bashkuar nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka falënderuar punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit që iu bashkuan kësaj nisme.



“Një falënderim të veçantë kam sot për të gjithë punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit, që ju bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke marrë një rol të dyfishtë në mbrojtje të interesit qytetar me përkrahjen e kauzës humane të dhurimit të gjakut.
I përgëzoj për punën e deritanishme dhe i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë më fort në përkrahje të qytetarëve të thjeshtë, për të qenë garant i respektimit të të drejtave dhe lirive të tyre. 🇦🇱”, shkruan në ‘Facebook’ Meta.

<
>
41393551_1921138097932454_4440133909249785856_n-1 41423849_1921138264599104_1656866458581336064_n 41459286_1921138141265783_200849640176746496_n (1)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas