Kryesore, Mapo Format

Nisja e trazuar e sezonit, editoriali në MAPO: Ja kur është më efikase politika

Shtatori ka nisur i trazuar pasi sesioni i ri parlamentar vijoi të prodhojë tension.

Opozita braktisi seancën e parë, duke improvizuar një ‘parlament’ në Shkodër, prej nga akuzoi se situata e krimit ka dalë jashtë kontrollit.



Edhe të martën, situata ishte e njëjtë, me opozitën që vazhdon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin.

Ndërkohë drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj, në editorialin e ditës sugjeron se politika është më efikase brenda sistemit sesa jashtë tij.

“Përtej debatit nëse ka të drejtë opozita apo jo në çështjet që ngre, ka një element thelbësor të politikës, i cili sheh zhvillimin e betejës së saj brenda sistemit. Jashtë tij, mund të kthehesh në një lëvizje antisistem. Mirëpo, Partia Demokratike e Shqipërisë, në mënyrë absolute nuk mund të konsiderohet një lëvizje e tillë. Ajo është një aset kombëtar i shoqërisë shqiptare, e cila ka një peshë të madhe historike.

Në këtë kuptim, ka të gjithë të drejtën e saj politike për të zhvilluar dhe ngritur çështjet që pretendon se janë shqetësuese për shoqërinë shqiptare, por, gjithmonë duke i bërë ato brenda institucioneve dhe sistemit politik shqiptar. Në të kundërtën, kthehet në një lëvizje antiparlamentare, e cila nuk i shkon përshtat.

Prandaj, është në të mirë të politikës, dhe vetë Partisë Demokratike, futja e aksionit të saj brenda kornizave në mënyrë që, e gjithë energjia e harxhuar për shumë nga çështjet që më të drejtë ajo ngre, të jetë efikase.

Sepse të kuptohemi, opozita shqiptare, gjatë këtij viti, ka patur merita të rëndësishme në shumë nga denoncimet apo çështjet që ka ngritur. Në këtë kuptim, detyrën e saj e ka kryer në shumë aspekte, pasi të vetmin instrument që ka është fjala dhe denoncimi. Mirëpo që aksioni opozitar të ngrihet në një nivel tjetër kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme. Një qasje e cila fokusohet te ndërtimi i alternativës, që krijohet vetëm brenda sistemit politik dhe legjitim,” shkruan Iljazaj.

Lexoni tekstin më poshtë:

Politika brenda sistemit, është më efikase se sa ajo jashtë tij

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas