Kryesore, Politika

Nisin hetimet/ U kërcënua me jetë, reagon Salianji…

Deputeti demokrat Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë, në kulmin e shpërthimit të çështjes “Dako” dhe daljen e përgjimeve të prokurorisë për të pas operacionit “Vol-vo4”.

“Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar.



Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit në selinë e PD dhe një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016.

“Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha…me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër.
Më pas Salianji ka bërë denoncim dhe prokuroria ka nisur hetimet. Për kërcënimin është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Prokuroria e Përgjithshme e ka kaluar çështjen tek Krimet e Rënda dhe po bëhen verifikimet për rastin.

DEPUTETI PËR “BW”: DO VAZHDOJ DENONCIMET
Ndërkohë në një prononcim për “BalkanËeb”, Salianji shkruan se rasti po ndiqet nga institucionet dhe se i kishte parashikuar që mund të ndodhnin gjëra të tilla por se do vazhdojë denoncimet.

“Ju keni marrë sot info për këtë çështje por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha deputeti i PD./Balkanweb/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas