Aktualitet

Nisen për në Bunavi, 144 rekrutë të rinj i bashkohen Forcave të Armatosura

144 rekrutë të rinj u janë shtuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në ceremoninë zyrtare të nisjes së tyre për në Bunavi, në Qendrën e Personel Rekrutimit, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi iu tha të rinjve se ata nuk do të jenë pjesë e zakonshme e administratës shtetërore, por do hyjnë në një nga strukturat, e cila në çdo sondazh ka dalë më e pëlqyera dhe më e dashura për publikun dhe për popullin.

 “Në sa e sa raste ata që më përpara jush janë bërë pjesë e FA kanë përballuar emergjenca civile në zjarre apo në përmbytje. Edhe ju si ata do të bëni të njëjtën gjë. Jam i bindur që ju do të sakrifikoni nga vetja juaj për të shpëtuar qytetarët tanë, apo  për të shpëtuar pronën, atë publike apo edhe atë private. Jam i bindur se shumë prej jush, ata më të mirët do të jenë pjesë e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, në Kosovë, në Bonje, në Detin Egje apo edhe në misione të tjera ku do të sjellë zhvillimi i skenës ndërkombëtare e ku do të duhet që Forcat e Armatosura  të NATO-s të jenë prezent për të ruajtur paqen e sigurinë, sepse ju e dini se sot rreziqet janë asimetrike”, tha Koci.



Pranë Qendrës së Personel Rekrutimit u paraqitën 304 kandidatë, por pas testeve fizike, intelektuale dhe psikologjike në fund u shpallën fitues vetëm 144, nga të cilët 7 kandidatë janë femra dhe 10 me arsim të lartë.

Gjithashtu, në këtë ceremoni 3 ushtarakë morën gradën “Oficer” dhe 3 të tjerë “Nënoficer”.

<
>
03 04 06 06 99
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas