Kronika

Nipi u kap me 800 mijë euro, kreu i RENEA-s: Të mbajë përgjegjësi






               Publikuar në : 11:10 - 04/11/17 |
mapo.al

Biznesmenit 25-vjeçar, Orest Sota,  iu sekuestuan tre ditë më parë në Elbasan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një në emër të gruas së tij, Fatlinda Berisha.


Por disa portale shkruanin se Orest Sota është djali i biznesmenit Lefter Sota nga Vlora, por dhe nipi i komandantit të RENEA-s, Vasillaq Sota.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, komandanti i RENEA-s, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulm ndaj tij.

“S’mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë gradën në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”, ka pohuar Sota.

I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s ka pohuar se askush nuk e ka informuar.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas