Kryesore, Politika

Nikollë Lesi: Përballja në Tiranë për Bashkinë do jetë epokale, si “beteja e Stalingradit”

Nikoll Lesi ka publikuar një analizë në gazetën Koha Jone, plot aludime për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas tij, opozita e ka të marrë Durrësin, ndërsa për Tiranën do të ketë një garë të egër.



“Erion Veliaj është kandidati i vetëm nga mazhoranca, i cili mund të përballojë stuhinë opozitare e cila do të jetë e përqëndruar sidomos në Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet vendore maj 2019. Opozita ka disa kandidatura për t’u përballur me Erion Veliaj, por njera duket më e forta për rivalizim. Burime nga selia blu thonë se do të rakordojnë me LSI për emrin, jo vetëm për faktin se janë në një koalicion, por edhe se votat e LSI vendosin për emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës. Gjithnjë nëse PD-ja ruan votat e saja historike në Tiranë.

Nga ana e tij Erion Veliaj duhet pranuar se ka vota me shumë se vetë PS-ja, sidomos nga brezi i ri, çka e bën rival pothuaj fitues. Megjithatë akoma është herët për të parashikuar, sepse do jenë vendimtare votat e qytetarëve në raport me inatet dhe pakënaqësitë ndaj kryeministrit e qeverisjes qendrore, vota këto të cilat nga vendore kthehen direkt në vota politike. Erion Veliaj punon, kjo mbetet e padiskutuar, por qeverisja qendrore mund ti jap kosto. Nuk dihet akoma nëse kostoja e qeverisjes qendrore do të jetë më e madhe se rritja e votave të opozitës, pasi nëse është kështu Erion Veliaj rrezikon shumë.

Opozita e ka pikësynim Tiranën, jo vetëm si pushtet vendor, por për goditur kryeministrin dhe PS-në mu në zemër të “perandorisë” së saj. Ndaj përzgjedhja e kandidatit apo kandidates do jetë një proces i shumëdiskutuar dhe publik nga opozita. Flitet edhe për një kandidat shumë të fortë nga shoqëria civile, por akoma mbetet te hipotezat. Strategjia e opozitës do të jetë që nëse merr Tiranën, pasi Durrësin e llogarisin të fituar prej kohëve të Vangjush Dakos, mënjëherë do fillojnë demonstrata për rrëzimin e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.

Kjo strategji quhet si plani B, pasi plani A për opozitën është që këtë vjeshtë ta rrëzojnë Edi Ramën. Por kjo duket paksa e vështirë, sepse kërkon vendimmarrje të fortë opozitare, pasi do kërkojë përplasje njerëzore, sidomos te Godina e Teatrit Kombëtar.

Në këtë rast çështja Teatri do të jetë edhe një test për Erion Veliaj, sepse angazhimi i tepërt i tij, pas kthimit nga presidenti Meta i ligjit në fjalë, mund ti shkaktojë kosto elektorale, personale. Personale themi, pasi ajo ishte dhe mbetet interes direkt i kryeministrit Rama. Edhe vetë opozita ka akuzuar direkt kryeministrin se do të fitojë 200 milionë euro nga ndërtimi i kullave në tokën e Godinës së Teatrit.

Mëgjithatë lëmshi ka filluar të zgjidhet në Tiranë ku duket Erion Veliaj do jetë përballë një femre, edhe simpatike, ose një pjestari zjarr nga shoqëria civile.

Përballja në Tiranë, për Bashkinë, do jetë epokale, tamam si “beteja e Stalingradit”, sipas Koha Jone.

PasPara

2 komente

  1. Oh,Nikoll Rushi.
    Ti nuk ja ke haberin betejes se Stalingradit e ia mvesh ne oreksin tand sikur je specialist.Ne kohen e betejes se Stalingradit nuk ke ken as i planifikuem nga pronari i genit qe te solli ne bashkpunim me duetin e zgjedhur per martese.Ti ja fut si kau pelse.Ashtu sic ja futen shperthimeve ne Gerdec me predhe atomike.Megjithesa vrejtje.Kjo asht origjinal natyra e Shqiptarit.Brenda nji teritorit te vogel Albania kryhen veprime teper teper te medha te eksagjerume pertej,shume pertej rrealitetit.

  2. zoti lesi, perballja e zotit velia me kedo kandidatur qe mndet te vihet nga pd, lsi, apo shoqeri civile, vertet doti pernjgjaj betejes te stalingradit, nese atje ne ate betej hitleri dhe gjermania naziste moren goditjen vdekjeprurese, ashtu dote ndodhe edhe me kantidatet qe dote ballafaqohen me vizjonarin, revolucjonarin, intelektulin, punedashesin dhe te palodhurin zotin velia.
    ate pune dhe ndryshim pozitiv, dhe te domosdoshem per gjith brezat qe beri kryebashkiaku velia per tre vjet e tre muaj, se kan ber te gjith kryebashkiaket qe kan drejtuar tiranen , per 25 vite me par.
    nuke jan vetem cmimet prestigjoze, qe ky zoteri, ka mar nga politkan dhe institucjone prestigjoze neper bot, por esht ndryshimi epokal qe shijojn dhe e prekin sot qytetaret e tiranes, rrethinave dhe gjith shqiperis ,.
    esht kenaqesi e madhe per vleresmet e turisteve te haj , qe cdo vit e me teper shtohen ne mjra vet dhe bejn vleresime nga me te mirat per kryeqytetin ton.
    esht kjo aresyeja qe me qinndra dhe mjra emigrant shqiptar, nga te tria moshat, po vjm e kalojm pushimet ne vendin ton famijarisht, keto vitet e fundit, sepse shohim ndryshime madhore , ne te gjitha drejtimet, qe asgje mangut ska per te pushuar , argetuar e shijuar, brenda e jasht tiranes, prandaj, mezi presim qershorin e arcem, qe ku jan kudo shqiptaret , te vim e te mbeshtesim kryebashkiakun velia, qe projektet madhore qe ai ka ne krahasim me ato qe ka ber jan shum her me te me te medha. synimi i tij ka qen dhe mbetet ta bej kryeqytetin ton tiranen, me te bukurin qytet ne ballkan e me gjer. kjo na gezon, prandaj ne duhet ta mbeshtesim teresisht. sna duhet njgjyra politike, na duhet vizjoni, perkushtimi dhe ndryshimi gjithnje e me bashkekohor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas