Sport

Nigeriani i Shkëndijës transferohet tek Partizani




               Publikuar në : 22:28 - 27/08/18 |
mapo.al

Ndërsa jemi në ditët e fundit të merkatos, edhe ekipet e kategorisë Superiore po bëjnë riparimet e duhura për të përballuar sezonin e ri.


Klubi i Partizanit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili.

21-vjeçari, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Wakili, i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë do ti bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore.

Në dy javë të luajtura Partizani ka 3 pikë, teksa ka humbur me rezultatin 1-0 kundër Skënderbeut dhe triumfojë këtë fundjavë po 1-0 kundër Kamzës.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas