Bota

Ngjarje tronditëse, 3 motra vrasin babain e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rusinë ku tre vajza kanë vrarë babain e tyre me thikë.

Tre motra adoleshente janë akuzuar për vrasjen e babait të tyre, të cilin e konsideronin si mafioz që abuzonte seksualisht me to.



Kristina Khachaturyan, 19 vjeçe dhe motrat e saj Angelina, 18 vjeçe, Maria, 17 vjeçe janë arrestuar në Moskë dhe kanë thënë se vuanin nga duart e babait të tyre ‘tiranik’.

Trupi i 57-vjecarit u gjet me plagë të shkakatuara nga thika, pranë ashensorit në banesat e familjes. Ditën e krimit 53-vjeçari i kishte kërcënuar me thikë, por një nga motrat nuk duroi dhe e theri atë dhe të tjerat e ndihmuan.

“Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”, ishin shprehur vajzat.

Raportet që citojnë policinë thonë se motrat rrëfejnë vrasjen e babait të tyre duke pretenduar se vuajtën vite abuzimi nga burri, për të cilin thuhet se ishte  varur nga heroina.

Nëse marrin dënim me burg, ato rrezikojnë të qëndrojnë pas hekura 10-15 vite.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas