Kronika

Ngjarje tragjike në Kamëz, vetëvritet me armë një 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Laknas të Kamzës. Policia njofton se një 13 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është vetëvrarë me armë.

“Dyshohet se shtetasi i mitur E.D. 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.



Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut”,- njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas