Sport

Ngjarje e çuditshme në Spanjë, gjyqtari xhepist i vjedh lekët lojtarëve

Një ngjarje tepër e çuditshme ka ndodhur në Spanjë.

Gjyqtari Joze Alberto, i cili arbitronte në kampionatin e veteranëve, iu ka vjedhur paratë futbollistëvë në 5 qytete të ndryshme spanjolle.



Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, ai arriti të vjedhë një shumë totale prej 1795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Pavarësisht këtij veprimi të ulël, Jozë Alberto nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore, raporton Panorama Sport.

Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2200 eurosh, e cila do t’i shmangë dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.

Pas ngjarjes së ndodhur, ekipet duhet të bëjnë kujdes dhe t’i mbyllin dhomat e zhveshjes me çelës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas