Kronika

Ngjarja e rëndë: Vdes 3-vjeçari, po luante me bombulën e gazit






               Publikuar në : 13:17 - 16/08/18 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pasi një 3-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht teksa ishte duke luajtur në banesë.


Sipas njoftimit të policisë ai ka qenë duke luajtur dhe e ka zënë poshtë një bombul gazi.

Njoftim i plotë:

Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe, e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas