Kronika, Kryesore

Ngjarja e rëndë: Helmim masiv nga tre dasma në të njëjtin lokal, mes tyre edhe dhëndri

Një helmim masiv është shënuar në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ora News, plot 44 persona janë paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Elbasanit me simptomat e helmimit.



Mësohet se ata kishin qenë të pranishëm në tre dasma që ishin mbajtur në të njëjtin lokal në unazën e qytetit.

Nga këta, 36 persona janë shtruar në spital, të tjerët janë larguar pas mjekimit.

Mes të helmuarve në spital ndodhet edhe dhëndri, raporton Report tv.

Sipas nëndrejtorit të Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Luan Rrapi, aktualisht në spitalet e Qendrëns Spitalore janë shtruar 36 persona. 31 prej tyre rezultojnë të regjistruar në  spitalin infektiv. 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë pasi kanë manifestuar shenja të rënda të intoksikacionit. 2 fëmijë ndodhen të shtruar në Pediatri, ndërsa 8 shtetas të tjerë kanë marrë mjekim ambulator.

Dr. Rrapi u shpreh se prej orës 01.00 nuk janë paraqitur më shtetas me shenja të helimit. Sipas tij, menjëherë pas konstatimit të rastit, drejtoria e Qendrës Spitalore ka marrë të gjitha masat duke vënë në gatishmëri të gjitha strukturat dhe medikamentet e nevojshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas