Aktualitet, Kryesore

Ngacmimet ndaj femrave prodhojnë krim: Si nisi përleshja me thika mes studentëve

Ngacmimet ndaj femrave vazhdojnë të prodhojnë krime, që po trondisin kryeqytetin.

Katër të rinj, studentë inxhinierie te Politekniku, mbetën të plagosur me thikë paraditen e djeshme në mes të Tiranës.



Autori, tashmë i arrestuar nga Policia, po ashtu ishte një student. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Pallatit të Kongreseve, përballë Presidencës.

Duke qenë se përleshja mes të rinjve ndodhi në një zonë të tillë, të parët që u kanë ardhur në ndihmë studentëve të plagosur kanë qenë efektivët e Gardës së Republikës. Më pas kanë mbërritur disa efektivë të Qarkullimit Rrugor, “Shqiponjat” dhe forcat e rendit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar menjëherë nga Policia dhe pasditen e djeshme u krye edhe arrestimi i tij. Burime zyrtare të Policisë thanë se i arrestuari është 20-vjeçari Henri Karaj, banues në zonën e Selitës në Tiranë. Ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi njëri nga studentët i kishte ngacmuar të dashurën. Megjithatë, pritet të sqarohen rrethanat e ngjarjes, raporton Panorama.

Të katërt të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital pa probleme për jetën.

PLAGOSJA

Rreth orës 11:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç Feliks Lleshaj, 18 vjeç, djem xhaxhallarësh, si dhe Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç.

Të katërt të plagosurit mësohet se janë studentë inxhinierie, te Politekniku. Policia tha se shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekë- sore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasditen e djeshme Policia tha se është arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç, Feliks Lleshaj, 18 vjeç, Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Burimet saktësuan se Karaj ka debatuar fillimisht me njërin prej të plagosurve, pasi dyshonte se i kishte ngacmuar të dashurën. Më pas e ka goditur me thikë dhe në këtë moment kanë ndërhyrë 3 shtetasit e tjerë, të cilët po ashtu kanë mbetur të plagosur.

PasPara

1 koment

  1. SI KA MUNDESI QE VETEM MBIEMRAT LLESHAJ MARKU FRROKU NDOKU PERLESHI DEGJOJME PERDITE NE MEDIA??????KETA JANE PROTAGONISTET E CDO LLOJ KRIMI PROSTITUCIONE E DROGE JO VETEM NE SHQIPERI POR NE GJITHE BPTEN???????NGA VJEN KJO FARE BASTARDESH????ESHTE FARA E SERBIT SHQIPFOLES????PERSE JANE NDRYSHE NGA TE TJERET ????A KA ARDHUR KOHA QE SHQIPTARET TE SHIKOJNE E TE KTHEJNE SYTE TE KY FENOMEN BASTARDESH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas