Rusi 2018, Sport

Nga stoli i Polonisë te Kroacia e Ronaldo, De Biazi: Ndihem i tradhëtuar

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, është rikthyer të flasë për median italiane, më konkretisht për mikrofonat e “RMC Sport”, ku tregon jo vetëm sesi është tradhtuar në momentin e fundit nga federata polake për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje pas Botërorit, por në të njëjtën flet edhe për finalen e Botërorit, fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”, por edhe për blerjen madhështore dhe lëvizjet që mund të ndodhin në vazhdim te Juventusi dhe perspektivën e Serisë A në vazhdim.

De Biazi, si e parashikoni finalen e Kupës së Botës?



Në një ndeshje të vetme të gjitha diferencat mund të zerohen, edhe pse shoh si favorite Francën, një skuadër që është rritur shumë me futbollistë të një cilësie absolute. Gjithsesi, presioni dhe fakti që ata janë favoritë mund të ndikojë negativisht. Sepse pas finales së Europianit në shtëpi, francezët kanë shumë për të humbur edhe të dielën.

Po Kroacia si ju duket?

Më në fund nuk ka më egoizëm dhe individualizëm. Të gjithë arsyetojnë me “ne”. Forca e kësaj skuadre është grupi dhe falë tij mbërritën deri këtu.

Është Luka Modriç për “Top të Artë”?

E meriton. Ka bërë gjëra të rëndësishme me Realin e Madridit dhe nëse fiton Botërorin, do të jetë favoriti numër një.

Ronaldo te Juventusi, e prisnit?

Jam shumë i gëzuar, sepse është futbollisti më i fortë në botë. Ai i sjell prestigj të gjithë Serisë a. Në të njëjtën kohë, i shton më shumë vetëbesim shokëve të tij të rinj të skuadrës dhe do të jetë edhe një lider i dhomave të zhveshjes. Jam i bindur se te Juventusi të gjithë do ta ndjekin për të arritur te fitorja e Champions. Me një si Ronaldon në skuadër, e ke sigurinë që pa një gol për ndeshje prej tij nuk del. Por shpresoj që te Juventusi të mos gabojnë që t’i kërkojnë edhe të mbrojë…

Higuain duhet të largohet…

Unë do të kisha vështirësi të hiqja dorë nga një si ai, por duhet parë sesi do të ndryshojnë politikat në dhomat e zhveshjes. Alegri gjithsesi do të tregohet i qartë jo vetëm me Higuainin, por edhe të gjithë lojtarët e Juves.

Kush mendoni se mund ta shqetësojë Juven në luftën për titull?

Interi ka bërë një hap përpara, Roma është përforcuar, nëse do të mbajë Alisonin. Por edhe Napolin e shoh mirë, ndaj të tria së bashku do të kërkojnë të frenojnë Juventusin.

Ishit vërtet pranë pankinës së Polonisë?

Dy ditë më parë isha pranë asaj të Italisë, por në fund më parakaloi një tjetër. Ndërsa dje (të mërkurën) isha praktikisht trajneri i ri i Polonisë, por Boniek (presidenti i federatës) zgjodhi një trajner polak. Realisht ndihem i tradhtuar, gati i shkarkuar, sepse më ishte premtuar ky post. Ndihem keq, sepse do të kisha preferuar të ma komunikonte vetë Boniek, jo një kryeredaktor i një gazete.

Tani, mes një klubi dhe një kombëtareje, cilën do të zgjidhnit?

Nuk kam preferenca. Do të më pëlqente vetëm që të rikthehesha të stërvitja dhe të kërkoja arritjen e objektivave. / Panorama

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas