Kryesore, Politika

Nga fjalët dhe takimet, PD ndërrmerr hapin konkret me LSI për zgjedhjet e ardhshme

Deri më tash ata kanë qënë thuajse në një zë për qëndrimet ndaj qeverisë. Kanë zhvilluar mbledhje të përbashketa mes grupesh parlamentare dhe se fundmi kanë ndërmarrë një tur takimesh në bazë kundër krimit.

PD e LSI janë më afër së kurrë ndërsa dje grupi parlamentar i PD-së ka vendosur hapin konkret të bashkëpunimit me të. Grupi parlamentar i PD-së pikëtoi katër shtyllat e platformës politike të opozitës që janë:   1)Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin; 2) Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimim; 3) Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin: 4) Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.



Ajo që vihet re është se për secilën prej shtyllave sa më sipër, PD ka ngritur grupe pune deputetësh ku është përfshirë edhe i gjithë grupi parlamentar i LSI-së. Secili prej deputetëve të LSI-së është grupuar bashkë me deputetët e PD-së në realizimin e katër shtyllave. Ata janë:  Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari, Silva Caka,  Nasip Naço, Luan Rama, Nora Malaj, Floida Kërpaçi,Vangjel Tavo, Perparim Spahiu,  Viktor Tusha, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Agron Çela, Lefter Koka dhe Shezai Rrokaj

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas