Kryesore, Media

Nga etiketat e harruara, tek fustanet e grisura… skandalet më të mëdha të VIP-ave shqiptarë

Incidentet me veshjet në ekran apo jashtë tij të personazheve publikë janë nga to që bëjnë bujë gjithmonë. Në çdo vend të botës ndodhin të till dhe në Shqipëri sigurisht nuk kanë munguar.

Përtej sikletit të momentit në të cilin janë vënë personazhet që kanë kaluar situata të tilla, gjithçka ka kaluar me humor dhe të qeshura, duke u kujtuar si ngjarje gazmore.



Mëposhtë po ju rikujtojmë disa nga incidentet më të njohura të VIP-ave me veshjet në ekran.

1.Alketa Vejsiu

Ky është incidenti më i freskët, Alketa Vejsiut i marrin këpucët gjatë emisionit live dhe detyrohet të veshë një palë të tjera. Nga sandale me ngjyrë floriri, ajo shfaqet në emision me sandale të kuqe.

 

2.Shpetim Nazarko

Shpëtim Nazarko, gazetari dhe analisti i njohur duket se kishte blerë kostum të ri ankas për emisionin “Top Shoë” në “Top Channel”. Por Nazarko kishte harruar diçka të rëndëshime, të hiqte etiketën e xhaketës , duke lënë kështu një tjetër incident në historinë e incidenteve në ekran.

 

3.Alketa Vejsiu

Një tjetër episod i pakëndshëm i ka ndodhur moderatores Alketa Vejsiu. Gjatë prezantimit të “Në kurthin e Piter Pan”, ajo mori në krahë një nga fëmijët dhe pasi e la përsëri në vendin e tij, Alketës tregoi pak më shumë seç duhej. Bluza u hap dhe asaj i dolën reçipetat. Me siguri Alketa tani e kujton duke qeshur.

4.Aurela Gaçe

Aurela Gaçe ka qënë duke përformuar në një nga netët live në “AG Shoë” kur ka vënë re se kishte harruar ‘dyqanin’ hapur. Ajo ishte veshur me kostum si “The Blues Brothers”, kur papritur uli dorën të mbyllte zinxhirin e pantallonave. Por duke marrë parasysh tipin e këngëtares, ajo e ka marrë me humor dhe e ka postuar videon në Instagram.

 

5.Albana Osmani

Para disa kohëve moderatorja Albana Osmani u sikletos para të gjithëve ndërsa vraponte në Maratonën e Tiranës. Asaj ju shkrep një foto në momentin e gabuar, pasi dukej se i kishin ardhur periodat, por ajo nuk e kishte vënë re njollën në pjesën e përparme të streçeve. Foton e postoi vetë Albana pasi të gjithë e komentuan incidentin. Ajo shkroi si përshkrim të fotos:“Thonë është fat dhe nuk e kam fjalën për numrin 7”.

6. Blendi Fevziu

Një nga emisionet më të sikletshme për Blendi Fevziun ka qënë me siguri dita kur atij i ra kopsa e xhaketës në emision. Pas kësaj, ai e mori me të qeshur dhe kërkoi ndihmën e stafit për ta rregulluar.

7.Nora Istrefi

 

Vetëm para pak javëve këngëtares Nora Istrefi i ka ndodhur një incident i pazakontë. Ajo po këndonte në skenë gjatë kohës që i ra kanotjerja. Për fat të mirë ajo gjeti një këmishë ta vishte sipër dhe nuk u duk gjë.

8.Alesia Noka

Alesia Noka është një nga modelet më të kërkuara në tregun tonë dhe nuk i ka shpëtuar as ajo incidenteve në ekran. Gjatë kohës që ishte e ftuar në një emision, asaj j’u kërkua të hiqte takat. Pasi i hoqi, që të ndihej më rehat vendosi të rrinte me këmbë sipër divanit, por ndërsa bënte lëvizjen padashje i dolën mbathjet, pavarësisht se Noka u mundua të mbulohej.

9.Ledina Çelo

Ledina Çelo i la të gjithë pa fjalë gjatë prezantimit të Festivalit në RTSH, pasi fustani që kishte veshur nuk i la gjë imagjinatës, por na lejoi të shihnim gjithçka. Ajo dukej pothuajse lakuriq dhe mediat rozë e komentuan gjithandej. Më pas ajo tha se nuk e kishte menduar se do të dukej ashtu,  pasi ishte dhe efekti i dritave në skenë.

10.Soni Malaj

Mbase shumë pak persona e kanë vënë re, por Soni Malaj gjatë kohës që përformonte në fazën e parë në Top Fest 5 dhe ngrinte duart duke kërcyer, dukej se ishte djersitur dhe njollat e djersës ishin bërë si harta.

11.Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj ka qënë një tjetër këngëtare e cila ka kaluar në skenë një ngjarje të pakëndshme. Ajo po këndonte në skenë ndërkohë që kopsat e këmishës i ishin zbërthyer duke treguar gjoksin e saj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas