Sociale

Nga 1 korriku abone me foto dhe kartë Identiteti, ja çfarë duhet të dini për lëvizjen me urbanë

Kush kërkon të blejë abonenë e re të urbanit që hynë në fuqi nga data 1 korrik e në vijim, duhet të ketë me vete një fotografi dhe kartën e identitetit pasi në kundërt ky dokument nuk do të lëshohet.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Ferdinand Ibrahimi sqaron detajet dhe kriteret për marrjen e abonesë së re e cila nuk do të tregtohet më në autobusë sikundër është vepruar deri më sot por vetëm në pikat e përcaktuara nga bashkia Tiranë.



Ibrahimi, tregon me detaje elementet e shtuara të sigurisë në dokumentin e ri të prodhuar nga ministria e transporteve i cili minimizon mundësinë e falsifikimit të tij.

Ai thotë se pas datës 1 korrik udhëtimi me abonenë e re pa fotografi do të jetë i pamundur, ndërsa për të vërtetuar pronësinë mbi abonenë qytetarët duhet të kenë me vete sa herë që hipin në autobus edhe kartën e identitetit pasi në raste të caktuara mund t’u kërkohet nga fatorinot.

Për të informuar pasagjerët në çdo autobusë urbanë apo pikë të licencuar për tregtimin e aboneve janë afishuar detyrimet dhe kriteret për tu pajisur me abone e personalizuar. Kjo vlen si për abonenë e përgjithshme dhe për abonenë e studentit.

Shoqëritë e transportit urbanë bëjnë apel qytetarëve për të mos e lënë plotësimin e abonesë për ditën e fundit për të shmangur radhët dhe fluksin e kërkesave në pikat e tregtimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas