Kryesore, Politika

Nga 1 janari mbyllen bastet, kazinotë edhe ato online

Deri në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha kazinotë elektronike, bastet online dhe këto monopolet online. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjatë një emisioni televiziv. Sipas Kryeministrit kompanitë e basteve do të mbyllen brenda 31 dhjetorit pasi segmente të tyre fshihet krimi i organizuar.

“Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Një pjesë janë kompani normale dhe një pjesë fshihet një segment i krimit të organizuar. Janë 700, 800 milionë euro në vit që hiqen nga familje dhe shkojnë në llum. Nga pikëpamja e transparencës së fondeve dhe taksimit për kompanitë, kjo është i garantuar marrin masën, më shumë se 95 % e atyre që sot luajnë, nuk do të mund të luajnë. Që të kemi shumë të qartë, do të mbyllen bastet dhe do të mbyllet online dhe ndërkohë që po punojnë paralelisht”, – tha Rama.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas