Aktualitet

Nëse nuk e keni shijuar mjaftueshëm detin, sinoptikanët kanë një lajm të mirë






               Publikuar në : 17:37 - 11/09/18 |
mapo.al

Temperatura do të jenë të përshtatshme për plazh të paktën deri më 20 shtator.


Sinoptikanët parashikojnë se 10-ditëshi i dytë i shtatorit mbetet kryesisht i kthjellët me vranësira të përkohshme gjatë pasditeve, ndërsa shirat priten gjatë periudhës 15 – 20 shtator, kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje.

Sipas Meteoalb temperaturat mbeten të larta, mesatarisht 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës, më e ndjeshme kjo anomali gjatë orëve të mesditës duke bërë që periudha 10 – 15 shtator të mbetet e favorshme për pushuesit (përjashtuar erën e cila shpeshherë bëhet problematike në bregdet).

Sipas zonave, temperaturat ekstreme gjatë këtij 10-ditëshi pritet të variojnë nga 10 – 11°C minimalet në zonat malore deri 26 – 29°C maksimumi gjatë mesditës; nga 18 – 21°C vlerat e mëngjeseve deri në 29 – 33°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore.

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas