Kryesore

“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë Shqipëria…”: Aleanca për Teatrin proteston para Kuvendit




               Publikuar në : 10:19 - 20/09/18 |
mapo.al

Kuvendi pritet të kalojë sot me disa ndryshime ligjin për Teatrin.


Opozita nuk është sot në Kuvend, ndërsa jashtë saj po protestohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Përfaqësues të saj deklaruan se do t’i kërkojnë sërish Presidentit Ilir Meta që të kthejë ligjin, ndërsa njoftuan se do të ndërmarrin hapat dhe rrugët për restaurimin e godinës aktuale të Teatrit.

“Nëse ka rënë Teatri, ka rënë edhe Shqipëria… Jemi gati ta mbrojmë deri në fund”, thuhet në deklaratën e Aleancës.

Ndërkohë sot, opozita do të zhvendoset në Vlorë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas