ShowBiz

Nëse guxoni, edhe me një këmishë mund të dukeni si Kim Kardashian

Duam apo nuk duam ne, Kim Kardashian sjell gjithmonë tendenca të reja mode. Disa e kritikojnë ashpër, ndërsa të tjerë mezi presin që ajo të sjellë diçka ndryshe. Ndoshta juve nuk ju kishte shkuar në mendje, por Kim Kardashian edhe një këmishë të bardhë të thjeshtë, arrin ta kthejë në një veshje trendy.

Gjatë samitit të modës “BOF West”, teksa fliste për biznesin e saj së bashku me të ëmën, Kris Jenner, Kim ishte e veshur e tëra me të bardha, si gjithmonë me funde të ngushta që ia tregojnë më së miri asetet e saj. E veçanta e veshjes së yllit të “Keeping Up With Kardashians”, ishte këmisha e bardhë, të cilën Kimi kishte vendosur ta mbante zbërthyer.



38-vjeçarja e kishte lidhur në bel këmishën e bardhë, dhe në këtë mënyrë kishte ekspozuar gjoksin. Një zgjedhje kjo e guximshme, por nga Kim nuk çuditemi aspak. Puna është tek ju, do të guxonit ta vishnit në këtë mënyrë këmishën tuaj të bardhë?

<
>
640-0-5b28f5d826a28_1529428404-110304 640-0-5b28f5dc194d7_1529428393-4504633 640-0-5b28f5dcd1057_1529428372-9159596 640-0-5b28f5dd7e9f5_1529428365-7505325 1529262873469_1529428468-2959527

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas