Shëndeti

Nëse flini në këtë krahë, atëherë ju …

Fjetja në krahë është pozicioni më i zakonshëm i gjumit  74% e njerëzve e bëjnë këtë. Profesionistët ende argumentojnë rreth pozitës më të mirë të gjumit, pasi secila prej tyre ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.

Përfitimet e të fjeturit në krahë



– Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.

– Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.

Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumit

– Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.

– Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale.

– Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.

– Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.

– Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas