Kryesore

Ja qeveria! Thaçi pret të bëhet President






               Publikuar në : 09:50 - 08/12/14 |
mapo.al

marreveshjaMe një vonesë prej më shumë se 40 minutash është nënshkruar marrëveshja në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mundëson krijimin e institucioneve.


Nënshkrimin e kanë bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ata kanë rënë dakord edhe për emrat që do të drejtojnë dikasteret e Qeverisë.

Ende pa u deklaruar nga nënshkruesit e marrëveshjes, zëvendësministri i jashtëm në largim, Petrit Selimi, përmes rrjetit social Twitter, ka njoftuar si punë të kryer se kryeministër do të jetë Isa Mustafa i LDK-së, kurse Hashim Thaçi i PDK-së zëvendës i tij dhe ministër i Jashtëm.

Ndërkohë Express thotë që Isa Mustafa do të jetë kryeministri i këtij koalicioni, Kadri Veseli kryeparlamentar.

Në këtë marrëveshje Hashim Thaçit i rezervohet posti i Presidentit kur të përfundojë mandati i Atifete Jahjagës.

 

QEVERIA

Kryeminister i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa

zv. Kryeminister Parë – Hashim Thaci

Zv. Kryeminister – Kujtim Shala

PDK

1.Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaci

2.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami

3.Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi

4.Ministria e Diasporës – Edita Tahiri

5.Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci

6.Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku

7.Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci

8.Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani

9.Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Enver Hoxhaj

LDK

1.Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni

2.Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani

3.Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku

4.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami

5.Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli

6.Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala

7.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi

8.Ministria e Financave – Avdulla Hoti

Minoritetet

1.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic

2.Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic

3.Ministra e Administrates Publike – Mahir Yagcilar



CLOSE
CLOSE
Pas