Kryesore, Politika

Nënë mbi 45 vjeç?! Të famshmet që ia dolën

Studimet e shumta tregojnë se mëmësia te femrat duhet të ndodhë para të 30-ve por sigurisht që jo gjithmonë ndodh kështu. Krahas femrave të tjera që kanë lindur kur kanë mbushur 30 apo 40 vjeç, ka femra të cilat ja kanë dalë të bëhen nëna, për herë të parë ose jo, pas moshës 45-vjeçare.

Elona Caushi



Biznesmenia e njohur shqiptare dhe njëkohësisht bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni ka sjellë në jetë pak javë më parë fëmijën e vetme të çiftit në moshën 45 vjeçare. Dyshja me një histori dashurie disavjeçare, u martua në vitin 2011 për t’u bërë prindër të vajzës Amber Yvonne, e cila ka lindur këto ditë në një spital në Gjermani.

Linda Rama

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është bërë nënë për herë të dytë në moshën 48-vjeçare. Ajo solli në jetë djalin Zaho në 25 korrik 2014, fryt i martesës me kryeministrin e vendit, me të cilin lidhi kurorë në tetor të 2010-ës.

Inva Mula

Sopranoja më e njohur shqiptare, Inva Mula është bërë nënë për herë të dytë në moshën 49-vjeçare. Ajo solli në jetë vajzën, Nina në një spital të Francës, më 12 maj të 2012-ës. Vogëlushja ishte fryt i dashurisë së saj me biznesmenin Hetem Ramadanin.

Brigitte Nielsen

Aktorja me famë botërore, Brigitte Nielsen u bë nënë për herë të pestë në moshën 54-vjeçare. Pas 4 djemve, aktorja solli në jetë vajzën e saj të parë më 22 qershor të këtij viti, fryt i martesës me bashkëshortin Mattia Dessi.

Janet Jackson

Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht motra e artistit të ndjerë Michael Jackson, u bë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare. Ajo solli në jetë një djalë me emrin Eissa Al Mana në janar të 2017-ës. Vogëlushi i ardhur në jetë është fryt i historisë së dashurisë së yllit të muzikës me biznesmenin Wissam Al Mana.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas