Kryesore

Nëna e priste te rrënojat: Nxirret trupi i 30-vjeçarit në Xhenova

42 të vdekur.

Ky ka qenë bilanci i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.



Mediat italiane raportojnë sapo është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, ndërsa bëhet fjalë për Mirko Viçinin, 30 vjeç.

Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezultoi të ishte i fundit.

Nëna e tij Paola prej 4 ditëshj qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndaj edhe sot mori atë më të hidhurin, vdekjen e djalit të saj, raporton BW.

Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje. ‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas