ShowBiz

Nëna e Paul Walker: Ai do të ishte gjallë nëse s’do të…

Sipas nënës së tij, aktori Paul Walker, i cili vdiq tragjikisht më 2013, do të ishte ende gjallë nëse nuk do ta merrte një mesazh atë ditë.

Ylli i filmit ‘Fast and the Furious’ vdiq në një aksident me veturë më 2013, duke pikëlluar familjarët, miqtë dhe gjithë fansat e tij anembanë botës.



40-vjeaçari kishte qenë në një ngjarje bamirësie për Ditën e Falënderimeve, kur vetura Porsche në të cilën ndodhej ai, doli nga kontrolli dhe u përplas, transmeton Gazeta Express.

Më herët këtë vit, u bë e ditur se do të bëhet një dokumentar për të, i cili tregon historinë e jetës së aktorit amerikan, dokumentar ky i titulluar “Unë Jam Paul Walker”.

Në dokumentar, ku flasin miqtë dhe familjarët e tij, nëna e tij zbulon lajmin e tmerrshëm se djali i saj do të ishte ende gjallë nëse nuk do ta merrte mesazhin që e mori ditën kur vdiq.

Sipas nënës së tij Cheryl, Paul e kishte harruar krejt ngjarjen e bamirësisë në të cilën do të duhej të merrte pjesë.

Reach Out Worldwide është një organizatë bamirësie e themeluar më 2010, pas tërmetit shkatërrues në Haiti.

Sipas People, nëna e paul tha:

“Po bënim një bisedë të mirë dhe ai kishte harruar krejt për ngjarjen. Ai mori një mesazh dhe tha, ‘Oh Zot duhet, të shkoj diku’.

Paul ia doli të shkonte në ngjarjen e bamirësisë, por kurrë nuk u kthye më. Ai, miku i tij dhe këshilltari i tij financiar Roger Roads mbetën të vdekur në aksidentin me veturë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas