Kryesore

Nën masa të larta sigurie, Patriarku rus Kirill mbërrin në Tiranë, pritet nga Janullatos

Ashtu siç pritej, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill ka mbërritur në Shqipëri.Mësohet se Patriarku është pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ndërsa ai do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë deri më datë 30 prill. Kujtojmë se vizita e tij në Tiranë po shoqërohet me masa të larta sigurie.

 



 

Kisha Ortodokse nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e saj të web-it ka berë të ditur edhe axhendën që do ndiqet.

AXHENDA
Më tej thuhet se nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin.
Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave. Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”.

Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës. Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

 

 

PasPara

1 koment

  1. Qeveritaret tane vdesin per te treguar veten pro rus,megjithese ne kushtetute feja eshte e ndare nga shteti, keta cfare mutin duan qe bejne takime dhe shtrojne darke.
    Do te ishte ne “nderin” e kokekatrorit Like, qe te kishte ftuar edhe qelbsin e Kishes Ortodokse Serbe, Irenej dhe keshtu plotesonte treshe anti shqiptare me kellirat fortlumturite e tyre..
    Turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas