Kryesore, Universitet

“Nën ethet e Universitetit”/ Ardian Civici: Nuk ka degë të mirë apo të keqe, ka fakultet cilësor ose jo

“Nën ethet e Universitetit”, kjo është tema e emisionit “Studio e Hapur” mbrëmjen e sotme. Ndërkohë Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici shpjegoi se cilat janë degët më të preferuara për studentët dhe pse, ndërsa shtoi se nuk ka degë të mirë apo të keqe, por ka fakultet të mirë apo të keq.

“Kërkesa dhe panorama varet nga mentaliteti dhe elementët psikologjikë. Ndër degët e kërkuara janë juridiku dhe mjekësia. Psh. IT ose edukimi janë shumë të rëndësishme dhe për investime dhe për nga mënyra si avancon teknologjia sot. Punësimi është më mirë i paguar. Ndaj një maturant duhet të niset që të bëjë një zgjedhje apo një tjetër ose se e ka talent ose me një kuptim të drejtë. Nuk ka rëndësi dega që studion për të zbuluar se cila do të jetë e ardhmja dhe karriera. Në fakt nuk ka degë të mirë apo të keqe ka fakultet cilësor ose jo”, u shpeh Civici.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas