Rusi 2018, Sport

Nejmari flet për talljet me simulimet: I kam parë videot, ja pse rrëzohem në fushë

Një ndër temat më të diskutuara gjatë Botërorit, ishte fakti që Nejmar rrëzohet shumë dhe disa nga reagimet e tij në fushë, ishin të shtirura. Nga ato rrëzime, shumë persona nisën të krijonin video gazmore, të cilat kishin si objekt tallës yllin brazilian.

Pak ditë pas Botërori përfundoi, Nejmar ka sqaruar për herë të parë se përse rrëzohet ashtu në fushë, duke pranuar se edhe videot tallëse i ka marrë me humor dhe nuk ka asgjë kundër tyre.



“I kam parë videot dhe në fakt i kam marrë me humor. Madje dje kam postuar në ‘Instagram’ një video të tillë me fëmijët. Detyra ime të dribloj, të përballem me kundërshtarin pasi nuk mund të rri para tij dhe t’i them ‘I dashur, më fal por unë dua të shënoj një gol’. Normal që nuk mund ta bëj këtë por do të provoj të dribloj, të iki dhe ai nuk do të ma lejojë këtë, do të provojë të më ndalojë, madje edhe me faull.

Ndonjëherë unë jam më i shpejtë dhe arbitri për këtë është në fushë. A mendoni ju se do të doja të dëmtohesha? Jo, është shumë e dhimbshme. Pas ndeshjeve, unë qëndroj për rreth 4-5 orë në akull dhe gjithçka është shumë e komplikuar por ju kurrë nuk do të më kuptoni nëse nuk do ta provoni vetë këtë”, u shpreh Nejmar. /Eipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas